BallinaRoze“Fenomeni” Gjesti bëhet viral në mediat e huaja, ja çfarë shkruajnë për...

“Fenomeni” Gjesti bëhet viral në mediat e huaja, ja çfarë shkruajnë për të

- Advertisement -

Gjesti, ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vetëm 24 orë pasi u eliminua nga gara e parë. Që nga ai moment, ai ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka fituar popullaritet të madh, duke krijuar një bazë të fortë mbështetësish.

Momente të ndryshme nga qëndrimi i tij në shtëpi janë bërë virale në rrjetet sociale, por një episod i veçantë ka kaluar kufijtë dhe është kthyer në një fenomen ndërkombëtar.

Bëhet fjalë për momentin kur Gjesti i prish gjumin Laertit, duke e provokuar atë pa pritur reagimin që do të vinte më pas.

Laerti, i nervozuar, i afrohet Gjestit me një qëndrim të heshtur e të ftohtë për disa sekonda. Pa thënë asnjë fjalë fillimisht, ai më pas i drejtohet me fjalët epike: “7 mallkimet e Zotit do të bien mbi ty.”

Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, por ajo që ka befasuar më shumë është shpërndarja e tij në mediat e huaja. Klipi është përkthyer dhe komentuar nga shumë faqe të njohura, duke e kthyer në një meme globale.

Ndërkohë, brenda shtëpisë, Gjesti vazhdon të jetë një nga lojtarët më të përfolur.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Most Popular

Recent Comments