BallinaLajmeVuçiqi: S’heqim dorë nga targat KM, ato janë dëshmi e pranisë së...

Vuçiqi: S’heqim dorë nga targat KM, ato janë dëshmi e pranisë së Serbisë në Kosovë

Seanca e Kuvendit të Serbisë për rrjedhën e dialogut me Kosovën, ka nisur të martën në mëngjes dhe po vazhdon ende.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sipas portalit N1, po shfrytëzon çështjen e Kosovës dhe serbët në Kosovë për t’i sulmuar kritikuesit.

Po ashtu, Vuçiq në një moment tha se “Serbia është ende e pranishme në Kosovë” dhe se sipas tij, kështu do të jetë.

Tha se Serbia nuk do të heqë dorë nga targat që i lëshon për serbët në emër të qyteteve të Kosovës, e që Qeveria e Kosovës ka dhënë afat deri në fund të tetorit të ndërrohen ato.

“A do të thotë kjo se ne do të tërhiqemi nëse kërcënohen interesat tona jetike kombëtare? Jo, nuk do të tërhiqemi. Ne nuk do të tërhiqemi as me targat KM. Targat KM, sikurse edhe kartat e identitetit të Serbisë në Kosovë, janë dëshmi për ne që shteti i Serbisë është ende i pranishëm në Kosovë. Për ne është një gjë mjaft e vlefshme që të mund të themi se Kosova është pjesë e Serbisë. Ky është thelbi”, tha Vuçiq, përcjell “B92” të mërkurën.

Serbia së fundi ka pranuar kartat e identitetit të Kosovës për kalim të kufirit, njësojë sikurse edhe Kosova dhe këtë e ka paraqitur si fitore me arsyetimin se “serbët që jetojnë në Kosovë do të mund të lëvizin me karta të identitetit të Serbisë”.

Marrëveshja për kartat u arrit pas paralajmërimit të Kosovës për masë reciprociteti. Deri tash, Serbia në hyrje të territorit të saj lëshonte dokumente të përkohshme për shtetasit e Kosovës, meqë nuk i pranonte kartat e identitetit.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments