BallinaRozeE papritur Olsi Bylyku ka një kërkesë për publikun në lidhje me...

E papritur Olsi Bylyku ka një kërkesë për publikun në lidhje me Eglin

Olsi Bylyku ka vendosur të reagojë ndaj ndjekësve të tij, të cilët duket se ende nuk janë shkëputur nga e shkuara e tij.

Pavarësisht se kanë kaluar dy vite nga ndarja me Egli Tako, ndjekësit vazhdojnë t’i dërgojnë video të saj, sidomos tani që ajo është pjesë e “Big Brother VIP”.

Së fundmi, Egli është përfolur për raportin e saj të ndërlikuar me Gjestin brenda shtëpisë dhe shpesh është shprehur mirënjohëse për kohën e kaluar me Olsin.

Kjo ka bërë që figura e saj të lidhet vazhdimisht me aktorin edhe pse ai ka krijuar një lidhje të re me gazetaren Denada Lura.

“Tani u bëra si ai muhabeti ‘do duroj, do duroj, do duroj’. Ju lutem, o ndjekës, mos m’i çoni më këto video çfarë po ndodh rreth e rrotull. Jam me gruan në shtëpi. Do i shohë ndonjë ditë këto që më çoni dhe do na hapni sherrin në shtëpi. Aman!”

Me këtë mesazh, Olsi duket se e ka bërë të qartë se e shkuara është e shkuar dhe se dëshiron të fokusohet tek jeta dhe lidhja e tij e re.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Most Popular

Recent Comments