BallinaRozeIshte “armikja e përbetuar” në BBV, Luizi habit me veprimin e fundit...

Ishte “armikja e përbetuar” në BBV, Luizi habit me veprimin e fundit ndaj Dea Mishel

Luiz Ejlli dhe Dea Mishel, ishin dy ndër banorët më të komentuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Gjatë spektaklit dy ish-finalistët kanë pasur përplasje të forta mes njëri-tjetrit, mirëpo duket se inatet dhe mëritë kanë mbetur brenda në shtëpinë e famshme.

Kjo pasi së fundmi në rrjet, po qarkullon një video e Deas dhe Luizit brenda në makinë.

Ka qenë një fans i tyre i cili i ka filmuar dhe dyshja duken goxha të buzëqeshur duke treguar se jashtë shtëpisë së BBVIP, ata kanë vendosur të ruajnë një raport miqësor.

Kujtojmë se këngëtari nisi një romancë dashurie me Kiara Titon gjatë qëndrimit në shtëpi, ku i propozoi dhe për martesë, celebrimin të cilën e organizuan gjatë natës finale.

Çifti i cili po e vazhdon ende lidhjen e tyre janë shfaqur më të lumtur se kurrë dhe mbeten ende një ndër emrat më të preferuar të publikut.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments