Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka udhëtuar për në Turqi ku ka takuar ministri e Bujqësisë dhe Pylltarisë Vahit Kirişci.
Bëhet e ditur se me këtë homologët zhvilluan takim bilateral rreth çështjeve që prekin dy shtetet, si në sektorin e bujqësisë ashtu edhe atë të pylltarisë.
Ministri i BPZhR-së, Faton njoftoi homologun Kirişci me rreth zhvillimeve në sektorin e bujqësisë në Kosovë dhe hapat e ndërmarrë në avancimin e mëtejmë të bujqësisë.
“Bazuar në Marrëveshjet Bilaterale për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari mes dy institucioneve tona, u dakorduam që edhe më tutje të thellojmë bashkëpunimin, duke ndarë përvojat dhe ekspertizat me qëllim të ngritjes së kapaciteteve në të gjitha fushat që përfshijnë fushat që mbulojmë si bartës të politikave brenda institucioneve tona. Turqia vazhdon të mbetet vend mik i Kosovës, të dy shtetet kultivojnë këtë miqësi ndërsa edhe ne si homologë u dakorduam se avancimi i marrëdhënieve tona ndër-institucionale do i kontribuojë kësaj miqësie”, u shpreh pas këtij takimi Ministri Peci, njofton zyra për informim e kësaj ministrie.
Gjithashtu, bëhet e ditur se ministri Peci e ftoi homologun e tij, Vahit Kirişci që në një të ardhme të afërt ta vizitoj Republikën e Kosovës dhe të njihet më nga afër me potencialin zhvillimor e investiv që Kosova ofron.