Skuadra e Mallorcas ka arritur rezultat pozitiv sot përball Almerias. Ishullorët triumfuan me rezultat 1:0.
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka fituar vendin e titullarit nën urdhrat e trajnerit, Javier Aguirre.
Muriqi nisi sfidën nga fillimi dhe zhvilloi një ndeshje të mirë përkundër se nuk arriti të realizonte.
Golin e fitores për Mallorcan e shënoi mbrojtësi Pablo Maffeo.
Pas gjashtë xhirove Mallorca ndodhet në pozitën e tetë me tetë pikë të grumbulluara.