Shqipëria ka kampion bote në mundje.
Zelimkhan Abakarov ka fituar medaljen e artë në Botërorin e Mundjes të zhvilluar në Beograd të Serbisë.
Çeçeni i natyralizuar si shqiptar triumfoi në finalen deri në 57 kg ndaj rivalit amerikan, Thomas Gilman, me rezultatin 7-2.
Një arritje e shkëlqyer e Abakarov, që në fund festoi me flamurin shqiptar në mes të Beogradit. Ky është rezultati më i madh për sportin shqiptar dhe vjen vetëm pak javë pasi Luiza Gega u shpall kampione e Europës./A2news.