Sara Bejlek, një teniste 16-vjeçare nga Çekia, tha se ajo dhe ekipi i saj nuk do të “festojnë” më njësoj gjatë kualifikimeve të US Open.
Teksa fliste me gazetarët Bejlek tha: “Sigurisht që e pashë videon”, ku tregohej babai i saj Jaroslav Bejlek duke e goditur në të pasme i cili më pas e puthi në buzë dhe trajneri Jakub Kahoun, duke i përkëdhelur në mënyrë të përsëritur të pasmet pas një kualifikimi.
“Ishte një reagim spontan i të gjithë ekipit. Ne u gëzuam”, tha Bejlek. “Me siguri mund të duket e papërshtatshme dhe e pakëndshme për disa, por ne e kemi diskutuar tashmë. Nuk do të ndodhë më.”
Pasi Bejlek mposhti britaniken Heather Watson të premten, njerëzit në Twitter u befasuan nga festimi i ngushtë mes atletes adoleshente dhe babait të saj e trajnerit.
“Babi është babi dhe do të jetë gjithmonë. Trajnerin e kam njohur që në moshën 8-vjeçare. Ai më ngjit me shirit, më masazhon”, tha Bejlek
“Nëse diçka e ngjashme do të ndodhte në Republikën Çeke, askush nuk do ta komentonte. Por meqë jemi në Amerikë, të gjithë e komentojnë. Por siç thashë, ne folëm për këtë dhe nuk do të ndodhë m