Sot është episodi i dytë i Përputhen për këtë sezon të ri. Arbër Avdyli është një nga djemtë që kanë zgjedhur “Për’puthen” për të gjetur dashurinë.
25-vjeçari ka lindur në Durrës, jeton në Tiranë dhe aktualisht punon si menaxher. Për të hyrë në studio për herë të parë, ishte përgatitur për të qenë sa më i veçantë.
Ai mbante veshur këmishën e bardhë dhe kollare, por jo pantallonat. Ai hyri në “Për’puthen” me bokse, lëvizje që tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave. Anxhela guxoi më tej, duke i hequr dhe kollaren konkurrentin, të cilën e mori si dhuratë.
Oriela Nebiaj është prezantuesja e sezonit të katërt të emisionit të dashurisë në Top Channel, “Për’puthen”. Në nisje të episodit të parë, Ori deklaroi se është e dashuruar, por u kujdes për të thënë më vonë se “është e dashuruar me faktin që këtu në këtë studio do të jem kupidi i ndjenjave, emocioneve, dashurisë”.
Ndërkohë, “Për’puthen, tashmë duket i pakuptimtë pa Arjan Konomin, që dhe këtë sezon do të jetë opinionist i programit.
Risi është fakti se krah Arjanit, do të kemi në studio një mblesë, Neda Ballukun, që do të ndihmojë vajzat dhe djemtë konkurrentë, të përputhen.