BallinaSportShqipëria aranzhon miqësore me Arabinë Saudite

Shqipëria aranzhon miqësore me Arabinë Saudite

Shqipëria do të luajë një miqësore me Arabinë Saudite më 26 tetor 2022.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se është arritur marrëveshja me Federatën e Futbollit të Arabisë Saudite për të luajtur një ndeshje në qytetin e Abu Dabit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkaq, ora dhe stadiumi ku do të luhet kjo miqësore mbeten ende për t’u përcaktuar pas diskutimeve finale mes dy federatave.

Kjo do të jetë ndeshja e parë në histori mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite, që nuk janë përballur më parë në të kaluarën në futboll.

Në muajt e ardhshëm deri në fillimin e Botërorit “Katar 2022”, Shqipëria do të luajë edhe miqësore të tjera sipas kalendarit të FIFA-s, teksa FSHF po punon për të zyrtarizuar edhe rivalët e radhës.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Safir – Episodi 74

Jetimet – Episodi 9

Safir – Episodi 73

Recent Comments