BallinaSportLiverpooli vuan por fiton ndaj Ajaxit

Liverpooli vuan por fiton ndaj Ajaxit

Liverpooli vuan shumë, por merr një fitore të vlefshme në ndeshjen ndaj Ajaxit, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.

Ndeshja e luajtur në “Anfield Road” ishte shumë e luftuar dhe, për rrjedhojë, fituesi i saj u vendos tek në fund të përballjes.

Fillimisht shënoi Salah në minutën e 17’, teksa dhjetë minuta më pas ishte Kudus ai që barazoi gjithçka.

“Të Kuqtë” filluan të vuanin, por, bashkë me vuajtjen, rritën edhe përpjekjet për golin e avantazhit.

E për këtë u desh të pritej minuta e 89’ kur Joel Matip “çoi peshë” tifozët vendas, për t’ia dhënë skuadrës së tij triumfin e parë këtë sezon në Champions League.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments