Gold Ag, është bërë baba për herën e dytë, ditën e sotme.
Këngëtari dhe partnerja e tij, u bënë prindër të një djali, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtari.
Përmes një postimi emocional në ‘Facebook’, ai ka zbuluar edhe emrin e djalit.
Front, është emri që çifti kanë vendosur t’ia lënë djalit të dytë të tyre.
Postimi i plotë:
“ELHAMDULILAH
Falenderimi i takon. Allahut, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Furnizuesit të gjithësisë që sot prap na gëzoi me një djalë. Djali i babës ti je gëzimi im i dytë që syt me lot mi mbushe, sapo erdhe në këtë botë.
E gëzofsh emrin. FRONT, dhe dije se në shtëpi të pret një. GUERIL që nuk do të ndahet asnjëherë nga ti me lejen e ZOTIT.Frontit i duhet një. Gueril por edhe. Guerili e kërkon Frontin e vet dhe të dy e duan të fortë njëri tjetrin.
O. Allah o Zoti im më bëj rob falenderues dhe bëj, djemt e mi më të mirë sesa që unë dua. Faleminderit dashnia jeme. Ermira, u plakshim bashk me të mirat e Zotit, e fëmijët tanë qofshin, mburrje për ne deri në frymën e fundit.
26 Shtator 2022”.