Rasti i fundit i 11 vjeçares e cila dyshohet se u dhunua nga 5 persona në Prishtinë ngjalli reagime të shumta.
Në mesin e shumë personazheve që reaguan ishte edhe futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, i cili luan tek skuadra e Arsenalit, shkruan lajmi.net.
Xhaka me anë të një InstaStory kërkoi nga organet e rendit zbardhje të rastit, teksa ka përkujtuar edhe rastet e dhunimit nga ana e okupatorit në luftën e fundit në Kosovë.

“Duhet të mbizotëroj ligji sepse kemi të bëjmë me raste të përsëritura. Kosova me 1999 ka përjetuar dhunimin më të madh në Evropë ndaj fëmijëve dhe grave. Kosova e di më së miri se çka dhimbje kur prek dhe dhunon gruan, akoma më e rëndë fëmijën”, -shkroi ai ndër tjerash.