BallinaLajmeArrestohet Donzi, i riu nga Gjilani qe iu flet fjalë të ndyta...

Arrestohet Donzi, i riu nga Gjilani qe iu flet fjalë të ndyta të miturave në Tik Tok

Në rrjetin social Tik-Tok, një të riu nga Gjilani, i regjistruar me emrin “clip.donzi”, i janë shpërndarë videot që quan në arrestimin e tij. Ai nuk e kursen fjalorin e ndytë të cilin e përdorë edhe me vajza të mitura. Ai është arrestuar gjatë dites së sotshme, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan.

I dyshuari edhe pse e ka ditur se vajzat janë të mitura 16-17 vjeçare ai flet fjali nxitëse seksuale, thuhet në përgjigjjen e Drejtorisë Rajonale në Gjilan

“I dyshuari në disa faqe të internetit është shfaqur direkt (LIVE) në një video ku ka biseduar me vajza me fjalor degradues, edhe pse vajzat kanë treguar se janë të mitura 16-17 vjeçare ndërsa njëra prej tyre 18 vjeçare, i dyshuari edhe pse e kupton që është duke komunikuar me të mitura ai flet fjali nxitëse seksuale”.

I njohur me nofkën “Donzi”, ai është arrestuar gjatë ditës së sotme dhe me urdhër të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe rasti me kallëzim penal ,,Degradim i integritetit seksual” procedohet për në Prokurorinë Themelore në Gjilan”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments