BallinaLajmePushohet nga puna mësuesja e matematikës me shami

Pushohet nga puna mësuesja e matematikës me shami

Një mësuese në Kosovë është pushuar nga puna për shkak të shamisë. Mësuesja Remzije Lezi nga Reshtani i Suharekës nuk do të mundet të ushtrojë profesionin e mësueses pasi ajo nuk lejohet të mbajë shami.

Në vendimin e bordit drejtues së shkollës thuhet se në mënyrë unanime është vendosur që mësuesja e matematikës të mos lejohet të ushtrojë profesionin e saj vetëm prej veshjes fetare që ajo mban.

Vlen të thuhet se në Kosovë kohët e fundit ka patur shumë debate rreth kësaj teme, pasi janë të shumtë ata qytetarë që kërkojnë që ky vendim i Ministrisë së Arsimit të shfuqizohet.

Por Ministria e ka ritheksuar disa herë se nuk do të heqë dorë nga ky vendim dhe se veshjet fetare nuk do të lejohen në shkolla.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Safir – Episodi 57

Safir – Episodi 56

Recent Comments