BallinaLajmeE rëndë: 21-vjeçarja shqiptare tenton ta vras veten pasi i dashuri iu...

E rëndë: 21-vjeçarja shqiptare tenton ta vras veten pasi i dashuri iu martua me një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Rakaj të Ferizaj, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, pas një lajmi të hidhur që kishte marrë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 21-vjeçare, e cila tentoi të kryej vetëvrasje, duke konsumuar sasi të madhe të barnave.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se viktima ka konsumuar sasi të mëdha të ilaçeve, që ia kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore dhe për pasojë nga spitali në Ferizaj është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pasi Policia ka marrë informacionet për këtë rast, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është kuptuar motivi i këtij rasti. Sinjali mëson se viktima ka tentuar të vetëvritet kur e mori vesh për martesën e të dashurit të saj. Ajo s’mundi ta përballojë lajmin se personi me të cilin ishte në lidhje dashuri kishte vendosur të martohet me një tjetër.

Sipas të njëjtave burime, zyrtarët policorë ende nuk kanë marrë një deklaratë nga viktimë në lidhje me rastin, për shkak se po vazhdon të trajtohet në QKUK.

Në lidhje me këtë ngjarje, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “vetëvrasje në tentativë”, teksa kanë nisur hetimet.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Safir – Episodi 64

Safir – Episodi 63

Recent Comments