Erjon Xhenjo është 19-vjeçari, i cili është ekzekutuar, teksa ka qenë duke pirë kafen në një lokal në Shkodër. Ai është vrarë me më shumë se 30 plumba nga persona ende të paidentifikuar. Këta të fundit kanë qenë duke lëvizur me motor dhe pas vrasjes e kanë djegur. Gjithashtu, policia ka gjetur edhe armën me të cilin është ekzekutuar i riu.
Ndërkohë, janë publikuar edhe fotot, kur babai i 19-vjeçarit hyn brenda në loakal dhe sheh djalin e vrarë
Ai shihet teksa mbahet prej krahu nga disa persona. Nuk dihet ende arsyeja e vrasjes, apo nëse i riu ishte me precedentë penalë.