BallinaRozeSkena dhune dhe ofendime, KPM ndërpret transmetimin televiziv të programit shqipta

Skena dhune dhe ofendime, KPM ndërpret transmetimin televiziv të programit shqipta

Komisioni i Pavaruar i Mediave ka mbyllur emisionin “It’s my home” në Kosovë, ku dje u dhunua fizikisht një konkurente.

Lajmin e ka bërë me dije pronari i  televizionit “First Channel”, Valon Maloku. Ai njofton se programi u mbyll për skenën e dhunës.

“Sipas vendimit të KPM-së programi Reality show “It’s my home” ndërprehet menjëherë në transmetimin televiziv”, ka konfirmuar Maloku.

“It’s my home” vazhdon të transmetohet në kanalin tonë në youtube 24 orë me 7, deri në një vendim tjetër”, ka njoftuar ai më tej.

Gjatë ditës së djeshme, pas një debati të ashpër në këtë reality show, një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor.

Pre e dhunës, në këtë rast banorja e “It’s my home”, në pamjet e publikuara shihet teksa largohet duke qarë nga pjesa ku po debatonte dhe askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar.

Përkundrazi një grua aty e përkrahi dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Safir – Episodi 57

Safir – Episodi 56

Recent Comments