Jonida Vokshi do të prezantojë “Big Brother VIP Kosova” në krah të Alaudin Hamitit. Lajmi tashmë është konfirmuar nga faqja zyrtare e “Big Brother Kosova”.
“A jeni gati? Jonida Vokshi do të jetë bashkëprezantuese në skenë përkrah Alaudin Hamitit në moderimin e sezonit të parë të “Big Brother VIP Kosova” që ka premierën këtë vjeshtë në Artmotion dhe Klan Kosova”.
Të shumta kanë qenë komentet dhe urimet për Jonida Vokshin, por ai që ka tërhequr më së shumti është komenti i Arbana Osmanit.
“Suksese zemër”, ka shkruar moderatorja e “BBV Albania”, duke shuar aludimet se mund të ketë konkurrencë mes dy moderatoreve, edhe pse pritet që mes vetë formatve diçka e tillë të jetë mëse prezente.
Ende nuk dihen se kush do jenë banorët e sezoit të parë të BBV në Kosovë, por deri tani përflitet shumë emri i Sabri Fejzullahut.
Numërimi mbrapsht ka nisur. Big Brother Vip në Kosovë është gati për të nisur. Deri tani është bërë publik çmimi i madh që shkon në 200 mijë euro dhe prezantuesi, Alaudin Hamiti.