BallinaRozeVjen lajmi i mirë! Fifi është shtatzënë për herë të parë

Vjen lajmi i mirë! Fifi është shtatzënë për herë të parë

Prej muajsh lidhja e Fifit me Adis Patushin ka marrë qendrën e vëmendjes në mediat rozë. Në muajin shkurt, vetëm pak muaj pas daljes nga “Big Brother VIP” këngëtarja konfirmoi lidhjen me partnerin e saj i cili është i njohur për publikun si ish-partneri i Adrola Dushit.

Lidhja e Fifit dhe Adisit duket se u konsolidua shumë shpejt dhe çifti u bënë të pandarë dhe shihen kudo bashkë dhe po jetojnë dashurinë e tyre.

Por shumë shpejt Fifi dhe Adisi do të bëhen familje. Burime për Albeu.com bëjnë me dije se këngëtarja Filloreta Raçi është shtatzënë për herë të parë.

Fifi është një ndër këngëtaret më aktive të skenës shqiptare. Ajo publikon herë pas here këngë dhe videoklipe të reja.

Këtë herë, Fifi i ka surprizuar të gjithë dhe lajmin e zbuloi partneri i saj, Adisi. Ky i fundit ka ndarë një fotografi në Instagram, ku këngëtarja shfaqet duke punuar në studio.

Ndërkohë, Fifi nuk ka treguar asgjë më herët, duke i befasuar të gjithë. Nuk e dimë se si e ka pritur këtë foto të publikuar nga partneri i saj. Megjithatë, neve nuk na mbetet veçse të presim derisa të publikohet kënga.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments