BallinaRozeE konfirmuar?! Sara dhe Bardhi do të rikthehen në shtëpinë e BBV3!

E konfirmuar?! Sara dhe Bardhi do të rikthehen në shtëpinë e BBV3!

Dy ish-banorët e BBV3, Sara Gjordeni dhe Bardhi, kanë arritur të jenë mjaft të komentuar në rrjet, si fillim për krijimin e marrëdhënies së tyre në shtëpi e më pas me daljen e tyre që u shoqërua me shumë debat dhe ‘zhurmë’.

Edhe pas daljes çifti dhe kryesisht Sara Gjordeni kanë qenë në qendër të vëmendjes me gjithë reagimet e tyre të njëpasnjëshme që kulmuan ditën e djeshme me një koment nga Sara për moderatoren Kiara Tito.

E megjithatë fansat e dyshes kanë krijuar një hashtag #rikthenisarëndhebardhin , i cili është shpërndarë gjerësisht në rrjet nga fansat e tyre.

Këto postime i ka ripostuar të gjitha edhe vet Sara në Instagramin e saj, duke ngritur kështu dyshime se mund të ketë një rikthim në lojë të çiftit.

Ky dyshim duket se është konfirmuar tashmë nga “Indeks Online”, të cilat sipas burimeve të tyre ekskluzive kanë mësuar se çifti do të bëhet sërish pjesë e lojës së BBV.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse kjo është e vërtetë se kur do t’i bashkohet çifti garës sërish dhe si do të vijojë loja e tyre në shtëpi.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments