BallinaRoze“Big Brother Kosovo”, do ketë dy moderatorë! Njëri nga Kosova dhe tjetra...

“Big Brother Kosovo”, do ketë dy moderatorë! Njëri nga Kosova dhe tjetra është bukuroshja nga Shqipëria

Numërimi mbrapsht ka nisur. Big Brother Vip në Kosovë është gati për të nisur. Deri tani është bërë publik çmimi i madh që shkon në 200 mijë euro dhe prezantuesi, Alaudin Hamiti.

Por ka një surprizë. Krah tij do të jetë një moderatore nga Shqipëria. Bëhet fjalë për Jonida Vokshin. Ditën e sotme ajo ka publikuar në “Instastory” një “telefonatë” nga “Big Brother”. Epo një supersurprizë kjo e Jonidës.

Ende nuk dihen se kush do jenë banorët e sezoit të parë të BBV në Kosovë, por deri tani përflitet shumë emri i Sabri Fejzullahut.

Sabri Fejzullahu është një nga artistët më të dashur në gjithë trojet shqiptare. Ai mban mbi supe një karrierë 50-vjeçare dhe ka arritur t’ju mbijetojë të gjitha kohërave. Në repertorin e tij muzikor, Fejzullahu numëron qindra hite, disa prej tyre bashkëpunime me artistë të njohur.

Këngëtari i njohur ka marrë sërish një vëmendje të madhe. Zbulohet se ai do të jetë banori i parë i “Big Brother VIP Kosova”, shkruan “Alb Hite” ne Instagram.

Llogaria e “Big Brother VIP Kosova” në Instagram ka postuar një foto me emër dhe vetëm një shkronjë për të gjetur banorin e parë. Dyshimet e shumta jane per Sabriun.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments