BallinaRoze(Ekskluzive) Beatrix Ramosaj do të jetë konkurente e “Dance With Me” (FOTO)

(Ekskluzive) Beatrix Ramosaj do të jetë konkurente e “Dance With Me” (FOTO)

Disa ditë më parë, nisur nga një ripostim i Alketa Vejsiut në Instagram, ku shfaqej Ilir Shaqiri dhe Beatrix Ramosaj duke kërcyer në shtëpinë e Big Brother dhe ku shprehej dëshira që dyshja ta përsëriste performancën në “Dance With Me”, u aludua pjesëmarrja e këngëtares pikërisht në këtë program kërcimi. Ndërkohë kujtojmë se Ilir Shaqiri po ashtu përflitet prej kohësh si kryetar jurie i programit.

Nuk e dimë nëse Alketa ka marrë shkas nga ajo video e dëshirë e shprehur në rrjetet sociale apo ishte një InstaStory e postuar me qëllim, por mesa duket Trixa do të jetë vërtetë pjesë e “Dance With Me”. Këtë e konfirmon një foto ekskluzive për News31, ku artistja shfaqet krah Vejsiut dhe Popi Kolës, i njohur për punën e tij në programet e TV Klan, teksa me siguri diskutojnë detajet e fundit të konkurimit të këngëtares në spektakël.

Kujtojmë se pjesë e këtij programi në të kaluarën ka qenë edhe vëllai i Beatrix, Albani, ndërkohë jemi kuriozë me kë do të jetë në çift këngëtarja.

Ndërkohë po ditën e sotme u konfirmua pjesëmarrësja e parë zyrtare e “Dance With Me”, kampionia e Europës, Luiza Gega.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments