BallinaRoze“Boll shpife, mos e zgjat…”/ Plas sherri mes Ronaldos dhe Gerta Gixharit:...

“Boll shpife, mos e zgjat…”/ Plas sherri mes Ronaldos dhe Gerta Gixharit: Shfrytëzove motrën, dëshpërimi për famë në këtë moshë është i tmerrshëm

“Fan Club BB VIP” ka pasur mbrëmë disa debate mjaft të forta mes të ftuarve dhe ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ronaldo Sharka ka akuzuar Gerta Gixharin se ka shfrytëzuar motrën e saj, Olta, për të marrë famë. Ai shtoi se nuk e percepton dot që gjithë këto muaj, gazetarja nuk e ka mbështetur asnjëherë aktoren, edhe kur shumë njerëz i kishte kundër.

Gerta është shprehur se Ronaldo është si fëmija e saj dhe i kërkon që të rritet.

Ronaldo: Tani unë një pyetje shumë të sinqertë kisha për zonjën, për Gertën. Ti je këtu si motra e Oltës, fanse e Luizit, fanse e Deas, se s’po e marr vesh.

Megi: Është gazetare dhe ndjek “Big Brother”.

Ronaldo: Moj zemra ime, ke dy muaj që del nëpër studiot televizive dhe nuk dole një moment për motrën tënde kur po e kryqëzonte gjithë Shqipëria, tregove një anë tjetër të Oltës.

Gerta: Çfarë thua mo, çfarë po shpif?

Ronaldo: Del këtu dhe shfrytëzon lojën e motrës tënde në “Big Brother” vetëm për tu bërë e famshme dhe mua nuk ma percepton dot truri s’i të kam ty përballë në atë kolltuk të kuq dhe jep opinione për “Big Brother”. Dëshpërimi për famë është i tmerrshëm dhe dëshpërimi për famë  në këtë moshë që ke ti, është i tmerrshëm.

Gerta: A e di që je fëmija im o Ronaldo, rritu një çikë!  Mos e zgjat me mua fare. Çfarë halli ke me mua o çun që e kthen në personale, çfarë ke, thuaje një herë e përgjithmonë se në çdo studio, mban këtë referatë gjatë gjithë kohës.

Ronaldo: Nuk është personale, thjesht është kurioziteti im për hipokrizinë tënde që del lart e poshtë nëpër ekrane dhe shfrytëzon motrën tënde që nuk ke thënë një fjalë të mirë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments