Sonte ka nisur emisioni i dashurisë, më i përfoluri në Shqipëri – Për’puthen. Ky sezon vjen ndryshe këtë vit dhe ju me siguri e dini pse!?
Sonte nuk e patë Bora Zemanin, pasi prezantuesja do moderojë diçka tjetër. Ndërkohë në vend të saj është Ori Nebijaj.
Për këtë sezon pati një koment edhe Beatrix Ramosaj, dhe kjo sigurisht nuk na iku. Pa Borën sivjet, Trixa i uroi suksese, ekipit të ri, përjashtuar Arjan Konomi i cili ju pret edhe sivjet në ekran.
Artistja i komentoi Neda Ballukut duke i thënë ‘Po dukesh shumë bukur’. Për’puthen u rikthye sonte pas dy sezonave, super të suksesshme, dhe që ka nxjerr, fytyra që sot janë publike dhe kanë përfituar nga paraqitja.
Oriela Nebiaj është prezantuesja e sezonit të katërt të emisionit të dashurisë në Top Channel, “Për’puthen”. Në nisje të episodit të parë, Ori deklaroi se është e dashuruar, por u kujdes për të thënë më vonë se “është e dashuruar, me faktin që këtu në këtë, studio do të jem kupidi i ndjenjave, emocioneve, dashurisë”.
Ndërkohë, “Për’puthen, tashmë duket i pakuptimtë pa Arjan Konomin, që dhe këtë sezon do të jetë opinionist i programit. Risi është fakti se krah Arjanit, do të kemi në studio një mblesë, Neda Ballukun, që do të ndihmojë vajzat, dhe djemtë konkurrentë, të përputhen.