Dasma e çiftit Heidi dhe Romeo e cila u mbajt mbrëmjen e së premtes solli një sërë diskutimesh në ‘Prime-n’ e sotëm.
Po ashtu dhe opinionistët dhanë mendimet e tyre, ku Arbër Hajdari i prerë u shpreh se çdo gjë ka qenë një totalisht një lojë e Heidit dhe Romeos, ku kjo deklaratë solli debate në shtëpi.
Arbër: Për mua ishte një situatë e çuditshme. A ka një sqarim, a i doli koka atij diskutimit të 7 ‘Prime-ve’?
Për mua është që kjo ka qenë totalisht një lojë e Romeos dhe e Heidit .
Hera e parë kur u lidhen, hera e dytë kur s’u morën vesh për 7 ‘Prime’ duke u viktimizuar në këtë histori.
Që ti ke qenë falso në këtë marrëdhënie ky është mendimi im, po ashtu dhe Heidi.
Më thuaj kur e kuptove që s’e ke kundërshtare?
Romeo: E kuptova kur kjo vajza ishte e vetmja që më kthente buzëqeshjen
Arbër: E kuptove kur të vinin dronat…