Moderatorja Einxhel Shkira dhe DJ Dagz janë në pritje të ëmbël.
Dyshja u bënë çift gjatë qendrimit të tyre në Big Brother dhe lidhjen e tyre e përforcoi edhe më shumë shatzënia e Einxhelit.
Dyshime ngjalli një Instastory e një faqeje të fansave, të cilën Einxhel e ripostoi në Instagramin e saj.
“A je gati per met propozu a jo” thuhet në fotografitë e Dagz dhe Einxhelit që mban lule në duar.
Ndoshta një plan i dasmës duket në horizont.
Çifti morën pjesë në dasmën e menaxherit të Dagz, Tatarukës, dhe si duket lulet që hodhi nusja, i mori Einxhel.
