BallinaRozeFaktet flasin ndryshe! Maestro dhe Olta gënjejnë sy më sy publikun, Kiarën...

Faktet flasin ndryshe! Maestro dhe Olta gënjejnë sy më sy publikun, Kiarën dhe Luizin për marrëveshjen e nominimeve

Kur pa se rreziku po i afrohej në derë, Armaldo u kujtua papritur të ndihej i “bullizuar” nga Luiz. Ejlli me të cilin kishte hedhur e pritur batuta, duke u bërë krah i Oltës që kjo e fundit të mos e nxirrte në nominim.

Jo vetëm që i theu besimin. Luizit, lojërat e të cilit i kishin pëlqyer deri tani, pasi e kishin ndihmuar të shpallet i preferuari i publikut, por Maestro gënjeu sy më sy teleshikuesit, Kiarën dhe Luizin për nominimet.

Teksa Luizi u shpreh se “tradhtia e tij ndikon sot që çifti është në nominim me. Bledin dhe Kiara rrezikon të dalë”, Maestro u hodh duke thënë: “Zero argument! Unë i kam thënë Oltës një ditë përpara: Bëj atë që të ndjen zemra. Mendoje vetë, si ta shikosh ti lojën. Nëse do më vendos mua, ose mos më vendos mua.”

“Më fut dhe mua në nominim më tha”– shtoi Olta, duke i shtuar gënjeshtrës së tij. Mirëpo, faktet flasin ndryshe në videon e bisedës së regjistruar, një ditë para vendimit të zarfit të kuq, prej të cilit Olta do të shpallte tre nominimet.

“Hë hë hë! Ti thuaj Kiara, Bledi dhe Luizi. Fap!”- tha Armaldo, sugjerimin e të cilit mori edhe Olta. Madje, ai ngatërroi dhe shprehjen duke thënë për Oltën: “Ajo duhet të bjer një gur me dy zogj. Edhe ty të ngre, nxjerr dhe një person të rëndësishëm (Kiarën)”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Safir – Episodi 57

Safir – Episodi 56

Recent Comments