BallinaRozeKjo nuk pritej, çfarë ka ndodhur mes tyre? Arbana Osmani bojkoton festën...

Kjo nuk pritej, çfarë ka ndodhur mes tyre? Arbana Osmani bojkoton festën e Top Channel

Disa ditë më parë u organizua një festë e madhe për të kujtuar themeluesin e “Top Channel”, të ndjerin Dritan Hoxha në ditëlindjen e tij.

Festa e organizuar nga drejtueset e televizionit bëri bashkë të gjithë stafin e madh të Topit. Dhe në mes të shumë emrave të njohur, u vu re mungesa e Arbana Osmanit.

Zërat lart e poshtë tregojnë se arsyeja përse moderatorja mungoi në festë ishte Bora Zemani. Mendohet se shkak i konfliktit mes vajzave është rivaliteti për drejtimin e “Big Brother VIP”. Madje Arbana nuk e përgëzoi moderatoren për rolin e saj më të ri  si prezantuese e Dancing With The Stars”.

Por përveç kësaj, zërat brenda korridoreve të Top Channel tregojnë se Arbana nuk ka një raport aspak të mirë me binjakët ‘Veshaj’ dhe kjo gjë u vu re kur Donaldi e hoqi moderatoren nga lista e ndjekësve në Instagram pak ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër Lori Hoxha e ka treguar se i do dy djemtë. Kjo shpjegon dhe ngritjen e Borës si moderatore dhe duke i besuar një projekt kaq të rëndësishëm. Ajo madje u pa dhe duke prezantuar krah Eno Popit në festën e organizuar.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments