Bora Zemani ka publikuar foton e parë me Donald Veshajn në Instagram duke zyrtarizuar kështu ribashkimin.
Ajo ka ndarë një selfie ku shfaqen të dy. “Na lini të kërcejmë”, shkroi ajo krah fotos.
Nga ajo që mund të kuptojmë çifti shihet në studion e “Më lër të flas” gjë që na bën të mendojmë se moderatorja mund të jetë e ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj që nis më 1 tetor.
Po ashtu mbishkrimi i saj duket si një konfirmim se çifti do jenë bashkëprezantues në “Dancing with the stars”.