Banorët e. Big Brother kanë pasur një sfidë të re të vendosur nga “Vëllai i Madhe”. Sipas rregullave, personi që e lëshon litarin shkon direkt në nominim – e këtë gjë e ka bërë Luizi.
Duke qenë se i pari që heq, litarin i jep avantazh një tjetri të grupit të tij, këngëtari vendosi që të rrezikonte, edhe pse del automatikisht në nominim.
Por si duket kjo shkelje e Luizit nuk është pritur mirë nga produksioni i Big Brother. Sipas një faqe të Instagrmit e cila menaxhohet nga fansa të. Luizit thuhet se e kanë qortuar në orët e hershme të mëngjesit dhe u degjua nga jashte. Por, një gjë e tillë mbetet e pa konfirmuar pasi është vetëm një fanpage i Luizit.
Luiz Ejlli po pret momentin kur t’i vijë në dorë zarfi i kuq. Banori më i komentuar në ‘Big Brother VIP. Albania’ po e kërkon me ngulm mundësinë që të dërgojë në nominim 3 persona.
Teksa ishte duke folur në oborr me. Nitën dhe Kristin, Luizi, duke qeshur tha se po e kërkon, aq shumë atë zarf të zi, saqë do lutet në gjunjë.
Duke imagjinuar momentin kur të ketë zarfin në dorë, Luizi tha se do e grisë, aq me padurim po e pret.‘Një herë e dua zarfin e kuq. Një herë, u thava po nuk po më vjen, po u lutem në gjunjë prandaj nuk ma japin.
Nuk ka nevojë Arbana fare të më thotë a do të mendohesh. E shky zarfin, s’ka nevojë me e hap me thikë, e çaj. Po më thotë dërgo 4 në nominim. Nuk ma bëjnë të thjeshtë’