BallinaRozeBabain e humbi kur ishte 6 vjeç, Gold AG: “U futa në...

Babain e humbi kur ishte 6 vjeç, Gold AG: “U futa në sallë kur lindi djali, se doja me pa çfarë heq femra”

Reperi i famshëm, Arian Agushi, i njohur ndryshe me emrin e tij në art, Gold AG, është bërë prind i një djali për herë të dytë më 26 shtator të këtij viti. Ai u bekua me një djalë, i cili ka një emër shumë të bukur, Front.

Në një lidhje me Skype për emisionin e përditshëm “ABC e Mëngjesit”, Goldi ka zbuluar ndjesinë e të bërit sërish prind. Ai tregoi se ka qenë prezent në sallën e lindjes për të parë problemet që kalon çdo nënë.

“Është një ndjenjë që nuk përshkruhet me fjalë. Çfarë do që mund të them, nuk mund të them atë që ndjejë brenda në zemër. Është një kënaqësi e madhe, një dhuratë e zotit që i jam falenderues gjithmonë. Uroj që çdo çift të bëhet më fëmijë, qoftë vajzë apo djalë”, tha ai.

“Është një ndjenjë që nuk krahasohet me asgjë tjetër. Herën e parë kur ka lind djali, Guerili ka qenë pandemi dhe nuk më lanë në spital. Ndërsa tani te djali i dytë te Fronti, kam qenë në sallën e lindjes për të parë vuaj.tjet e një nëne dhe me pas dhembshuri më të madhe dhe për nusen. Gjithashtu për të ditur se çfarë heq nëna kur bëhet me fëmijë”, tha reperi.

Më tej, Goldi rrëfeu se ai është djalë i vetëm dhe u gëzua shumë kur zbuloi se do të bëhej sërish me djalë. Ishte ndjenjë që nuk do e harrojë kurrë në jetën e tij dhe ia uron të gjithë njerëzve në botë.

“Jam rritur vetëm me nënën, babi ka ndërruar jetë kur unë kam qenë 6 vjeç, në 1992. Nuk kam pasur as vëlla dhe as motër. Edhe kur ka ardhur në jetë djali i dytë, kam thënë djali i dytë e ka tashmë një vëlla. Jam krenar tani që i kam”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments