BallinaRozeNë Instagramin e Luizit nuk ka më vend për Kiarën pas krizës...

Në Instagramin e Luizit nuk ka më vend për Kiarën pas krizës në çift, ja çfarë ndodhi

Një lojë ka shkundur çiftin Kiara-Luiz prej ditësh. Çifti ka pasur goxha probleme dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët, vetëm mbrëmjen e djeshme para spektaklit të “Big Brother VIP”.

Teksa. Kiara kritikon dhe bën me faj. Luizin, nuk ka dijeni se jashtë shumë njerëz publikë e jopublikë, kritikojnë dhe bëjnë me faj atë lidhur me problemet në raportin e tyre. Mënyra e ashpër si i ka folur. Luizit, ndryshimi i humorit dhe qëndrimit, menaxhimi i situatës së lavamanit janë disa nga pikat që kanë hapur debat.

Që nga e marta e javës që lamë pas Kiara ka humbur mbi 30 mijë ndjekës në Instagram. Dhe pikërisht te Instagrami do ndalemi. Llogaritë e tyre menaxhohen nga njerëz të afërt të dyshes. Ajo që na ka tërhequr vëmendje është fakti se në Instagramin e. Luizit prej ditësh nuk është bërë asnjë postim me Kiarën. Madje, as repost.

Nuk dihet pse personat që menaxhojnë Instagramin e Luizit kanë marrë këtë vendim, edhe pasi ai dhe Kiara bënë “paqe”. Ndoshta janë të mendimit se. Kiara nuk është e sinqertë në marrëdhënien e tyre, ndoshta kanë dashur të shmangin komentet negative që kanë pushtuar rrjetin.

Nga ana tjetër në Instagramin e Kiarës janë postuar foto të dyshes vazhdimisht. Mbrëmjen e djeshme shpërndanë një foto me. Luizin, duke shkruar krah saj një varg nga kënga e tij: “Të dua edhe kur më rri larg”. Kjo nxiti shumë reagime dhe në sektorin e komenteve shumë shkruajnë se kjo lëvizje po bëhet për të rifituar ndjekësit.

Në Instagramin e Luizit
RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Safir – Episodi 57

Safir – Episodi 56

Recent Comments