BallinaRozeNuk kalon shumë kohë dhe vjen përballja e parë me tone të...

Nuk kalon shumë kohë dhe vjen përballja e parë me tone të larta mes Qetsorit dhe Luizit: Nuk të llogaris hiç

- Advertisement -

Një debat me tone të larta është zhvilluar mes këngëtarit Luiz Ejlli dhe banorit më të ri të Big Brother, Qetsorit. Debati, i cili nisi për një shprehje italisht, bëri që dy banorët të ngrinin tonet e të hidhnin fjalë të rënda.

Qetsori i kërkoi Luizit të mos komentonte gjërat që lidheshin me familjen e tij. Kjo solli acarimin e Luizi i cili i përsëriste se nuk po fliste për të.

Luizi i tha se nuk e llogarit si banor e sado të përpiqet, Qetsori nuk e arrin dot. DEBATI:Luizi: Datat e kalamajve… Qetsori: Qetësohu! Luizi: Si the?

Qetsori: Qetësohu kur kapesh në data fëmijësh. Luizi: E tha keq. Isha duke folur me atë. Qetsori: Fole për gjërat e mia. Luizi: Jo kurrë në botë.Qetsori: Ore dëgjon ti? Luizi: A dëgjon ti? Qetsori: A të futen fjalët në tru? Luizi: Po ty, të futen fjalët në vesh?

Nderkohe Luizi është miqësuar me banoren e re, Jori. Ai i ka ofruar asaj rrobat e tij meqenëse modeles ende nuk i ka ardhur valixhja e për më tepër ka bërë një gjest që ka rënë shumë në sy.

Teksa Jori po bisedonte me Maestron dhe Antonetën, Luizi kaloi pranë tyre dhe i dhuroi Jorit një trëndafil. Në këtë moment erdhi dhe Kiara pranë tyre dhe kaq u desh që Maestro të niste me batuta duke thënë ‘shiko shiko Kiara, plasën trëndafilat’.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Most Popular

Recent Comments