Debatet e shumta mbrëmjen e sotme në Fun Club nuk kanë munguar. Ndërkohë që e pranishme ishte Olsa Muhameti, autore e Për’puthen, program ky që ka formuar si personazh publik Efin dhe Tean.
Ndërkohë që Olsa ishte duke komentuar lojën e Efit dhe duke treguar anët e saj më të mira e të forta, biseda është ndërprerë nga Ronaldo.
Ish-banori i është drejtuar Teas e cila ishte gjithashtu në studio duke i kujtuar asaj rrugëtimin në programin e dashurisë.
Ronaldo ka shpërthyer ndaj Teas duke e quajtur hipokrite për sjelljen e saj të dikurshme kundër Olsa Muhametit.
“Unë dua të pyes Tean a nuk u tregove hipokrite kur pyete për Për’puthen kur vetë e ke sharë.