BallinaRozeKujt i drejtohet Donaldi? Ende pa hyrë, thyen rregullin kryesor dhe i...

Kujt i drejtohet Donaldi? Ende pa hyrë, thyen rregullin kryesor dhe i jep mesazhin e koduar këtij banori: Ç’ke o zemra ime se ti do ta fitosh BBV

Dy protagonistët e edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, Donald Veshaj dhe Iliri Shaqiri kanë befasuar katër finalistët duke hyrë në shtëpinë e famshme mbrëmjen e kaluar.

Donaldi dhe Iliri kanë darkuar me katër banorët Efin, Luizin, Kristin dhe Deamishel.

Dyshja gjatë diskutimeve me katërshen finaliste herë pas herë kanë motivuar ata duke iu thënë tërthorazi se janë bërë viral në rrjetet sociale dhe kanë fituar simpatinë e publikut.

Donaldi madje në një moment për t’i thënë Luizit që të relaksohej dhe të shijonte ditët e fundit të kësaj aventure i tha se ‘ai do ta fitonte’.

“Po lëre ore, qetësohu o zemra ime, ç’ke ore, do ta fitosh zemra”, i tha Donaldi-Luizit.

Theksojmë që Luizi përveç si pretendenti kryesor për ta fituar ai është konsideruar si ‘fenomen’ i lojës së BBVA.

Këngëtari nga Shkodra ka arritur rekorde ndjekësish në Instagram dhe ka shënuar miliarda klikime në TikTok.

Megjithatë, fituesi i edicionit të këtij viti do të bëhet i ditur në finalen e 6 majit (e shtunë).

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments